SHBA – Demokratët marrin edhe një vend në Arizona, gara e Floridës ende pezull

UASHINGTON, 13 nëntor /ATSH-DPA/ –  Sipas projeksioneve të medias, një nga garat e senatit amerikan që u vëzhgua nga afër, mbeti pezull pas zgjedhjeve të mesmandatit të javës së shkuar.

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Kyrsten Sinema ishte projektuar nga ”Politico” si fituese pas numërimit të votave, ndërkohë që kundërshtarja e saj, Martha Mcsally, gjithashtu anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve, pranoi humbjen.

Sipas statistikave të sekretariatit të shtetit të Arizonës për zgjedhjet, Sinema mori 49,68% të votave ndaj 47,96% për McSally.

Sinema e kaloi McSally-n në vota dy ditë pas fillimit të numërimit. Ajo shtoi diferencën me disa mijëra vota duke i dhënë një avantazh të pakapërcyeshëm.

“I uroj suksese. Ju jam mirënjohëse të gjithë atyre që më mbështetën në këtë udhëtim”, theksoi McSally.

Fitorja do ta bëjë Sinema-n senatoren e parë femër në historinë e Arizonës.

Dy garat e tjera për në Senat mbeten ende të pazgjidhura. Në Florida, procesi i numërimit të votave midis guvernatorit republikan Rick Scott dhe senatorit demokrat Bill Nelson është ende duke u zvarritur.

Në Misisipi, një balotazh është planifikuar për më 27 nëntor. Senatorja republikane Cindy Hyde Smith është një favorite e fuqishme në shtetin e fortë republikan./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.