Patos/ Bashkia shpërndan karroca për personat me aftësi të kufizuara

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ – Të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë do të pajisen me karroca me rrota, të cilat do t’i përfitojnë falas.

Shërbimi Social Shtetëror së bashku me bashkinë e Patosit, Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social dhe Kishës “For Latter Day-Saint Charities” si dhe fondacionin “For Albanian Disability Rights”, është duke pajisur me karroca me rrota të gjithë personat që vuajnë nga këto 2 sëmundje.

Lajmi është bërë publik nga bashkia e Patosit e cila njofton të gjithë personat që kanë në nevojë për karrige me rrota, të paraqiten pranë Shërbimit Social në bashkinë Patos për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.