PARIS – Një në 10 francezë do të largohet nga Britania e Madhe pas Brexit

160

PARIS, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Trembëdhjetë përqind e francezëve aspirojnë të largohen nga Britania e Madhe pas Brexit dhe një e katërta e tyre ende nuk kanë marrë një vendim, sipas një sondazhi të institutit ”OpinionWay” të publikuar sot.

Shumica e të anketuarve (62%), mendojnë të qëndrojnë, madje edhe kur Britania e Madhe do të largohet në fakt nga Bashkimi Europian (BE).

Rreth 76% e individëve që dëshirojnë të largohen nga Britania e Madhe duan të kthehen në Francë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim, pjesa tjetër e të anketuarve ndahet midis vendeve të ndryshme europiane, Spanja dhe Zvicra kryesojnë listën me (9%)./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.