MJEKËSI – Xofluza shëron gripin për një ditë

ROMË, 13 nëntor /ATSH/ – Ai quhet Xofluza, është prodhuar nga kompania farmaceutike zvicerane ”Roche” dhe duhet të jetë ilaçi i parë dhe i vetëm efikas për parandalimin e gripit në një ditë të vetme, sipas gazetës italiane ”Il Giornale”.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) kohët e fundit ka autorizuar tregtimin e tij.

Xofluza, e rekomanduar vetëm me recetë, parandalon përhapjen dhe formimin e komponentëve të rinj viralë, në fillim të ciklit jetësor të virusit.

Në këtë mënyrë përhapja e gripit zvogëlohet ndjeshëm. Studimet klinike treguan se Xofluza është efikas kundër shumicës së viruseve të gripit dhe do të jetë në gjendje për t’ju mbrojtur nga gripet e viruseve A dhe B si dhe nga gripet e shpendëve si H5N1 dhe H7N9./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.