Me doktoraturë në Berlin, mjekja kthehet nga Italia për të punuar në QSUT

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ – Janë të shumtë mjekët që po i bashkohen sistemin shëndetësor shqiptar, pas përfundimit të studimeve jashtë vendit.

I tillë është rasti i Ermira Pajaj, e cila ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Torinos në Itali.

Pajaj mban titullin “Doktor në Neuroshkenca” dhe pas postdoktoraturës në Spitalin Universitar “Charité”, në Berlin të Gjermanisë ka vendosur të ushtrojë profesionin në shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.