LONDËR – AI i heq çmimin ”Ambasadore e ndërgjegjes” Aung San Suu Kyit

LONDËR, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Organizata e njohur humanitare ”Amnesty International” i hoqi çmimin “Ambasadore e ndërgjegjes” udhëheqëses së Myanmarit, Aung San Suu Kyi, së cilës ia kishte dorëzuar në vitin 2009, me arsyetimin se kishte tradhtuar vlerat që mbronte dikur.

”Si ambasadore e ndërgjegjes së ”Amnesty International”, ne shpresuam se ju do të përdornit autoritetin tuaj moral për të denoncuar padrejtësinë kudo ku e hasnit, madje edhe në Myanmar’’, shkruan Kumi Naidoo, sekretar i përgjithshëm i OJQ-së, në një letër drejtuar Aung San Suu Kyi.

”Me trishtim konstatojmë se ju nuk përfaqësoni më një simbol të shpresës, të guximit dhe të mbrojtjes së pacënueshme të të drejtave të njeriut”, shtoi ai.

”Ju tërheqin pra këtë çmim me një trishtim të thellë”, theksoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.