Forca e Ligjit godet në Durrës, sekuestrohen armë dhe municione luftarake

TIRANË, 13 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacioni i koduar “Guns 18”, ku bërë të mundur të godasë në Durrës një rast të trafikimit të armëve, duke sekuestruar armë dhe municione luftarake dhe vënë në pranga dy shtetas të arrestuar në flagrancë.

Specialistët kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2-mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: K. M., 18 vjeç, banues në Durrës; R. H., 22 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen nr. 16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip ‘Benz’ ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale; dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm. Një pistoletë tip “Blou” Mini; 2 krehëra, 25 fishekë; një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.