6.6 miliardë lekë investime në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2019

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/- Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot në Komisionin e Ekonomisë që projektbuxheti i vitit 2019 parashikon një financim prej 6.6 miliardë lekë për sektorin e bujqësisë.

Qeveria synon që me rritjen e mbështetjes financiare për sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2019, me qëllim rritjen e numrit të fermerëve përfitues, sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore dhe zhvillimin rural të vendit.

Ahmetaj shpjegoi se, skema e mbështetjes së fermerëve me vlerë 2.6 miliardë lekë e cila vijon të jetë në të njëjtën vlerë financiare si në vitin 2018, por diferencë bën këtë vit fillimi i programit IPARD (ku qeveria paguan 25% dhe IPARD-i 75%), që do të thotë se 40 miliardë lekë IPARD plus 2.6 miliardë lekë nga skemat e mbështetjes, në total financohet bujqësia me 6.6 miliardë lekë, tha ai. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.