SUEDI – Fillon gjykimi për skandalin erotik në jurinë e Nobelit të Letërsisë

STOKHOLM, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Gjykata suedeze e Apelit filloi sot një seancë dëgjimore në një rast që përfshin Jean-Claude Arnault, njeriun e dënuar për përdhunim, në një skandal seksual që ka tronditur trupën vlerësuese të çmimit Nobel për Letërsinë.

Arnault u pa duke hyrë në ndërtesën e gjykatës në pranga, treguan imazhet e botuara nga gazeta ”Stockholm Expressen”.

Ai po apelon për dënimin dyvjeçar që i është dhënë.

Arnault u dënua për një nga dy akuzat për përdhunim. Te të dyja akuzat përfshihet e njëjta grua që nga fundi i vitit 2011. Ai i ka mohon akuzat.

Prokurori po kërkon gjithashtu një dënim më të gjatë për shkrimtarin./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.