Qendrat multifunksionale, risi e arsimit profesional

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ – Qendrat multifunksionale janë risi e arsimit profesional në Shqipëri.

Zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dojna Sorensen u shpreh sot në komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë se dhjetë qendrat e formimit profesional nuk ofrojnë vetëm arsim të mesëm profesional, por edhe kurse afatshkurta.

“Qasja jonë është që shkollat të përdorin mjediset e tyre për të ofruar jo vetëm arsim të mesëm profesional por edhe kurse afatshkurtra, që është edhe gjithë reforma e organizimit të ofruesve, të asaj që e quajmë qendra multifunksionale, pra që ofrojnë edhe arsim profesional edhe kurse trajnimi”, – u shpreh ajo.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.