Një pemë – dhuratë për ditëlindje, trendi më i ri në kryeqytet

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ – Shumë qytetarë po zgjedhin që për raste të veçanta si ditëlindje apo përvjetorë, të zgjedhin të mbjellin pemë në qytetin e tyre.

Ndërsa nuk ka shumë që ka rinisur edhe fushata për mbjelljen e pemëve, kryeqytetasit janë sensibilizuar duke u bërë fëmijëve të tyre dhurata të veçanta siç është edhe mbjellja e pemëve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e konsideroi këtë gjë, si trendin më të ri në kryeqytet.

“Një pemë, dhuratë për ditëlindje – trendi më i ri!
Faleminderit prindërve të mrekullueshëm të Tiranës, të cilët zgjedhin dhuratën më të bukur që mund t’i bësh fëmijëve dhe qytetit! Edhe 100 kampioni Elgers”, – shkruan Veliaj.

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.