Në 10 muaj, rreth 757 mijë udhëtarë me tragete

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/- Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë shfrytëzuar nga afro 757 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj me mbi 161 mijë autovetura.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se për çdo pesë udhëtarë, tragetet kanë transportuar një autoveturë.

Ndërsa, numri i pasagjerëve të huaj që preferojnë tragetet e linjave ka ardhur në rritje; gjatë këtyre 10 muajve statistikat flasin për një numër në rënie të udhëtarëve shqiptarë.

Gjatë 10 muajve që lamë pas tragetet kanë transportuar mbi 226 mijë udhëtarë të huaj, ose 11 % më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit 2017.

Tragetet e linjave kanë transportuar gjithashtu në janar-tetorin e këtij viti 58.284 kamionë dhe 2447 trajlerë, një numër më i lartë sesa në 10 muajt e vitit 2017. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.