Kontrolle në farmaci, 111 masa për shkelje administrative

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2208763582739837/?t=9

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë vijon me kontrollet e rrjetit të farmacive, ku për periudhën 13 shtator deri më datën 10 të këtij muaji janë kontrolluar 244 farmaci.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se nga kontrollet janë konstatuar shkelje administrative për të cilat janë marrë 111 masa.

Sipas Manastirliut, nuk ka tolerancë për këdo që abuzon me shëndetin e qytetarëve. Ajo ka siguruar që Ministria e Shëndetësisë mbetet e angazhuar në vijueshmërinë e kontrolleve në subjektet farmaceutike.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.