FUTBOLL – Allegri fiton Pankinën e Artë

ROMË, 12 nëntor /ATSH-ANSA/ – Trajneri i klubit torinez të Juventusit, Massimiliano Allegri u vlerësua sot me çmimin Pankina e Artë 2017-2018 për kamiponatin italian të Seria A.

Ky është një vlerësim që përcaktohet nga vetë trajnerët dhe që i jepet atij që konsiderohet si trajneri më i mirë i sezonit.

Trajneri i Juventusit mori 17 vota, në vend të dytë doli Maurizio Sarri (Napoli) dhe Simone Inzaghi (Lacio). /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.