Foto/ Librazhdi me një kompleks të ri sportiv

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Librazhdi do të ketë tashmë një kompleks të ri sportiv.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njëkohësisht drejtuesi politik në qarkun e Elbasanit. “Librazhdi tashmë me një kompleks të ri sportiv. Puna vijon”, shprehet Balla.

Projekti ambicioz për ndërtimin e kompleksit sportiv për qytetin e Librazhdit ndihmon së tepërmi ekipin vendas të “Sopotit”, por garanton njëkohësisht edhe një hapësirë të re të zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit.

Faza e parë e këtij projekti ishte ndërtimi i stadiumit të ri të “Sopotit”, falë një financimi prej rreth 60 mijë euro të FSHF-së dhe me mbështetjen e bashkisë së Librazhdit.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.