FOTO/Pas shumë vitesh investohet në lotin e parë në lagjen 5 Maji, Elbasan

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ – Bashkia e Elbasanit po kryen një investim infrastrukturor në lagjen 5 Maji.

Investimi po kryet në një prej zonave më periferike të Elbasanit, aty ku mbaron qyteti për të bërë të mundur që në çdo cep, qytetarët të kenë të njëjtat kushte dhe mundësi, si në qendër të qytetit.

Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, inspektuan punimet për ndërtimin e lotit të parë në rrugën “Besim Levonja” në lagjen 5 Maji.

Balla ju bëri thirrje banorëve të zonës ku po kryhet investimi, të bashkëpunojnë me bashkinë në mënyrë që projekti të plotësojë të gjitha standardet.

“Kjo është një prej lagjeve më periferike të Elbasanit. Është një investim i kërkuar prej shumë vitesh prej banorëve dhe sipas planifikimeve që ka bërë bashkia, kjo është faza e parë e projektit.Dua t’u bëj thirrje të gjithë banorëve të tregojnë mirëkuptim për të spostuar muret rrethuese sepse standardin e rrugës prej 12 m ne do ta respektojmë në çdo pjesë të Elbasanit sepse për ne është shumë e rëndësishme që një investim që bëhet t’i rezistojë kohës”, tha Balla.
Në këtë apel timin për mirëkuptim, tha ai, u drejtohem banorëve me qëllim që këto investime kaq të rëndësishme, që Bashkia Elbasan bën, të vijojnë dhe të lidhin me infrastrukturë të re çdo lagje”.

 

Rruga është ndërtuar sipas të gjitha parametrave, duke përfshirë edhe muret rrethuese të banesave që kanë qenë pjesë e projektit, për t’i bërë ato në të njëjtin standard dhe rregullsi.

Loti i dytë parashikon bashkimin e këtij aksi me lidhjet e tjera infrastrukturore dhe krijimin e një unaze të madhe të Elbasanit. /o.l/. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.