FOTO/ FA rehabilitojnë 16 km rrugë rurale në Dibër

FOTO/ FA rehabilitojnë 16 km rrugë rurale në Dibër

FOTO/ FA rehabilitojnë 16 km rrugë rurale në Dibërhttp://ata.gov.al/2018/11/11/foto-fa-rehabilitojne-16-km-rruge-rurale-ne-diber/Gjatë kësaj stërvitjeje në njësinë administrative Muhur në bashkinë e Dibrës, xhenierët e Forcave të Armatosura testuan kapacitetet për reagime të menjëhershme në rastet e emergjencave civile dhe njëkohësisht përmirësuan infrastrukturën rurale në zonë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi nga afër stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’ dhe përgëzoi xhenierët, jo vetëm për angazhimin në këtë stërvitje, por edhe për rehabilitimin e 16 km rrugë rurale nga Muhuri në Selishtë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 11 Nëntor 2018

TIRANË,11 nëntor /ATSH- I. Vata/ – ‘Kompaktësimi 2018’, FA rehabilitojnë 16 km rrugë rurale, deklaron ministrja e Mbrojtjes  Xhaçka, ndërsa shton se ndihmojmë komunitetin edhe nëpërmjet stërvitjeve.

Forcat e Armatosura kanë nisur stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’, e cila përveç përgatitjes dhe trajnimit të efektivëve të batalionit të xhenios për kryerje punimesh me mjete të rënda në terrene malore dhe kushte të vështira moti, u vjen në ndihmë edhe komunitetit.

Gjatë kësaj stërvitjeje në njësinë administrative Muhur në bashkinë e Dibrës, xhenierët e Forcave të Armatosura testuan kapacitetet për reagime të menjëhershme në rastet e emergjencave civile dhe njëkohësisht përmirësuan infrastrukturën rurale në zonë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektoi nga afër stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’ dhe përgëzoi xhenierët, jo vetëm për angazhimin në këtë stërvitje, por edhe për rehabilitimin e 16 km rrugë rurale nga Muhuri në Selishtë.

“Këto stërvitje i keni të zakonta për t’u mësuar profesionin oficerëve tanë më të rinj, për përmbushjen e misionit të FA-ve, por edhe për të evidentuar dhe për të theksuar bashkëpunimin civilo-ushtarak dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Kjo stërvitje në fakt i vjen në ndihmë gjithë këtij rajoni me përmirësimin e infrastrukturës këtu, duke lidhur edhe shkollat edhe qendrat shëndetësore, dhe pastaj lehtëson lëvizjen e banorëve nga këtu me akset kryesore, duke qenë se është një zonë goxha e izoluar edhe dimri mund të jetë shumë i vështirë”-theksoi ndër të tjera ministrja Xhaçka.

Stërvitja ‘Kompaktësimi 2018’ shërben gjithashtu edhe për përgatitjen e xhenierëve të rinj të Forcave të Armatosura dhe trajnimin e manovratorëve.

Segmenti rural Muhur-Selishtë, i rehabilituar nga batalioni i xhenios, është i gjatë rreth 16 km dhe përveçse mundëson lëvizjen e forcave dhe mjeteve të FA-ve, lehtëson edhe lëvizjen e banorëve të zonës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.