Agroturizmi, risia e programit IPARD

IPARD financon 8 milionë euro për agroturizmin 

Agroturizmi, risia e programit IPARD

Agroturizmi, risia e programit IPARDhttp://ata.gov.al/2018/11/11/agroturizmi-risia-e-programit-ipard/Grigor Gjeçi, Drejtor i Politikave Zhvillimore në Ministrinë e Bujqësisë tha në një intervistë për ATSH-në, se “risia e programit IPARD është masa e shtatë, e cila ka të bëjë me diversifikimin e ekonomisë bujqësore, ku futet agroturizmi në të gjitha këndvështrimet e zhvillimit të tij, si dhe mbështetja për aktivitete të ndryshme jashtëbujqësore, me impakt në rritjen e nivelit ekonomik në zonat rurale”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 10 Nëntor 2018

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/- Mbështetja financiare për zhvillimin e agroturizmit është risia e programit IPARD që nis zbatimin vitin që vjen.

Grigor Gjeçi, Drejtor i Politikave Zhvillimore në Ministrinë e Bujqësisë tha në një intervistë për ATSH-në, se “risia e programit IPARD është masa e shtatë, e cila ka të bëjë me diversifikimin e ekonomisë bujqësore, ku futet agroturizmi në të gjitha këndvështrimet e zhvillimit të tij, si dhe mbështetja për aktivitete të ndryshme jashtëbujqësore, me impakt në rritjen e nivelit ekonomik në zonat rurale”.

Agroturizmi është një nga elementët kryesorë në diverfikimin e ekonomisë rurale, sidomos për kushtet që ka Shqipëria dhe ky sektor është i lidhur drejtpërdrejtë me rritjen e të ardhurave fermere dhe punësimin e tyre.

“Programi ‘100 fshatrat’ do të mbështetet nga IPARD për krijimin e modeleve që do të zbatohen në të gjithë Shqipërinë”, – tha Gjeçi për ATSH.

IPARD-i do të financojë 8 milionë euro për zhvillimin e agroturizmit vetëm në thirrjen e parë, që hapet më 30 nëntor për fermerët në të gjithë vendin. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.