Shqipëria fillon prodhimin e sasisë së parë të energjisë së gjelbër

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/- Shqipëria fillon prodhimin e sasisë së parë të energjisë së gjelbër që nuk vjen nga uji por nga impianti fotovoltaik në Akërni të Vlorës, duke hapur një faqe të re zhvillimi në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Vlora, se ka përfunduar gara për impiantin e parë të energjisë diellore në Shqipëri 100 megavat, me një fond prej 70 milionë eurosh investim, që do të fillojë vitin e ardhshëm prodhimin në zonën e Akërnisë, në Vlorë.

“Kështu do kemi sasinë e parë të energjisë së gjelbër, që nuk vjen nga uji dhe njëkohësisht në zonën e Akërnisë, ku do të jetë dhe aeroporti i ri i Vlorës, do të ndërtohet një pol i ri zhvillimi me shumë rëndësi të madhe ekonomike”, – deklaroi Kryeministri Rama. /e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.