Shkollat profesionale me tre degë të reja në vitin 2019

TIRANË, 10 nëntor/ATSH-Z.Tosku/-Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon në drejtim të tre kualifikimeve të reja në lidhje me arsimin dhe formimin profesional, si agro-turizmi, guidat turistike dhe shërbimet e hoteleve dhe restoranteve.

Lajmi u bë i ditur nga zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dojna Sorensen gjatë prezantimit të pr/buxhetit të 2019 në lidhje me arsimin profesional.

“Po punohet për 3 kualifikime të reja në lidhje me agro-turizmin, guida turstike dhe shërbimet e hoteleve dhe restoranteve. Rishikimi i kurrikulave në rradhë të parë synon që të përfshijë ndër të tjera grupe të margjinalizuara për të ndjekur arsimin professional. Buxheti 2019 synon zhvillimin e një sistemi që garanton gjithëpërfshirje dhe cilësisë. Rritja e investimeve, ngritja e sistemit dhe forcimi i lidhjeve me biznesin për t’u përgjigjur nevojave në privat, për force punë të kualifikuar”, -u shpreh Sorensen.

Sipas saj, me rëndësi është përqindja e nxënësve  që kanë përfunduar arsimin profesional dhe që janë punësuar, bën pjesë në një nga treguesit e performancës.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.