Shkodër, 10 milionë lekë për përmirësimin e shërbimit të mbetjeve

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/- Në kuadër të përmirësimit të shërbimit të mbetjeve bashkia e Shkodrës ka investuar fondin rreth 10 milionë lekë për ndërtimin e xhepave të kazanëve të mbeturinave në qytet dhe në çdo njësi administrative, duke patur prioritet rrugët dhe akset kryesore.

Bashkia e Shkodrës po investon për ndërtimin e 53 xhepave, infrastrukturë mbështetëse për vendosjen e kazanëve në pikat e miratuara të grumbullimit të mbetjeve në Ana e Malit, Berdicë, Rrethina, Guri i Zi dhe qytet.

Sipas bashkisë, ky investim do të disiplinojë jo vetëm menaxhimin e mirë të mbetjeve urbane në bashkinë e Shkodrës, por do të ndryshojë edhe imazhi në prezantimin e territorit për banorët dhe vizitorët e tij./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.