Selena Gomez në gjendje të mirë shëndetësore

TIRANË,10 nëntor /ATSH/ – Më në fund morëm një lajm të mirë nga Selena Gomez. Këngëtarja që u shtrua në spital psikiatrik para disa javësh është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas TMZ, ajo ka filluar të ndihet mirë dhe ka dalë nga psikiatria.

Këngëtarja e famshme ka patur shumë ulje-ngritje në jetë, por ia ka dalë që ti mposhtë me sukses. Kujtojmë se para disa vitesh, ajo kreu një transplant veshke. Ndërkohë që mendohet se historitë e dashurisë kanë ndikuar në psikologjinë e saj.

Romanca e re e Justin Bieber dhe martesa e tij me Hailey Baldwin thuhet se e kanë rënduar gjendjen e saj, por ende nuk është konfirmuar./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.