“Republika Europa e qytetarëve”, Vlora përkrah qyteteve më të rëndësishme europiane

172

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Vlora renditet sot përkrah kryeqyteteve dhe qyteteve më të rëndësishme europiane si Amsterdami, Roma, Vjena, Berlini, Brukseli, Athina etj., në nismën “Republika Europa e qytetarëve, Jo e shteteve nacionale”.

“Më 10 nëntor 2018, gati në të gjitha kryeqytetet e Europës si dhe qytetet e rëndësishme të saj, në orën 16:00, nga ballkonet e institucioneve artistike, teatrore e kulturore, do të proklamohet, ideja e krijimit të “Republikës Europa – të qytetarëve. Jo të shteteve nacionale”, tha mbi këtë nismë, deputeti i PS-së për Qarkun e Vlorës, Fate Velaj.

“Me kërkesë të ideatorëve dhe personaliteteve të larta të artit, kulturës dhe skenës europiane, pranova dhe përqafova idenë dhe vendosa të përzgjidhja Vlorën dhe Universitetin ‘Pavarësia’ për këtë aksion mbareuropian”, – tha Velaj.

Kjo datë, sipas tij, nuk është përzgjedhur rastësisht. “Si dje, 100 vite më parë, nga një ballkon i Rajshtagut, Filip Shajdeman, proklamoi Republikën Parlamentare të Vajmarit që përmblidhte gjithë kombin gjerman, duke i dhënë fund dhe monarkisë gjermane”, – informon Velaj.

Të nesërmen e asaj dite, më 10 nëntor, princi Maks fon Boden i dorëzoi qeverinë politikanit të SPD, Fridrih Ebert. Po kështu, nga ballkoni i Parlamentit në Vjenë, në datën 12 nëntor, u proklamua Republika e Austrisë, që i dha fund Perandorisë Austro-Hungareze./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.