Premtimi për punë e shtëpi të re, i rikthehet buzëqeshja familjes në Postribë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2081797525205278/?t=3

 

TIRANË, 10 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/- Një shtëpi e re do të ndërtohet për familjen e Vullnet Shabajt, në Postribë të Shkodrës, që nga themelet deri tek mobilimi i brendshëm.

Puna për ndërtimin e shtëpisë do të nisë së shpejti, kështu u premtoi kryeministri Edi Rama familjes së Vullnet Shabajt me 7 fëmijë, gjatë vizitës së tij në shtëpinë e tij. Ai premtoi gjithashtu edhe punësimin e kryefamiljarit.

Kjo familje jeton në vështirësi ekonomike, por kreu i Qeverisë i dha lajmin e mirë.

“Ne do bëjmë diçka pa tjetër, sepse kjo situatë është e rëndë shumë. E di pse do e zgjidhim, sepse e meritoni, e meritojnë këta fëmijë, se nuk thoni s’kemi çfarë hamë e ku mësojmë, por mësoni dhe arrini të dilni me dhjeta, jo siç bëjnë ata që kanë dhe që llastohen gjithë ditën rrinë në Facebook gjithë ditën, e pinë kafen me lekët e mamit e të babit, e duan punë shteti”.

“Vullneti merr karrocën, sepse e pashë, del e punon. Do ju çojmë me qira diku, do punësojmë Vullnetin dhe do bëjmë shtëpinë e re se kjo nuk bëhet. Do donim ta përfundimin para Vitit të Ri shtëpinë e re, por duket e vështirë”, tha Rama.

“Miëmëngjes dhe me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”- shprehet kryeministri Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.