Libri nis “rrugëtimin” në Tepelenë dhe Gjirokastër

Libri nis “rrugëtimin” në Tepelenë dhe Gjirokastër

Libri nis “rrugëtimin” në Tepelenë dhe Gjirokastër”Lëvizja Kombëtare e Leximit” ka nisur tashme rrugëtimin kudo në Shqipëri. Sot libri udhëton drejt të rinjve në Tepelenë dhe në Gjirokastër.http://ata.gov.al/2018/11/10/libri-nis-rrugetimin-ne-tepelene-dhe-gjirokaster/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 10 Nëntor 2018

TIRANË,10 nëntor /ATSH/ – Nisma e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës ”Lëvizja Kombëtare e Leximit” po shkon pranë brezit të ri kudo në çdo cep të vendit.

Kjo pasi çdo fëmijë kudo që të ndodhet duhet të njihet me librin për t’u bërë nesër një qytetar i denjë europian i kulturuar.

”Lëvizja Kombëtare e Leximit” ka nisur tashmë rrugëtimin kudo në Shqipëri. Sot libri udhëton drejt të rinjve në Tepelenë dhe në Gjirokastër.

Kjo nismë e ndërmarrë është mjaft interesante, pasi çdo fëmijë dhe i ri kudo që ndodhet, edhe në zonat më të thella të vendit, ka të drejtën të informohet dhe të zërë kohën e lirë në mënyrë produktive duke lexuar një libër për të ardhmen e tij për t’u bërë individ i denjë i një shoqërie të civilizuar.

Lëvizja Kombëtare për Lexim do të përfshijë të gjithë Shqipërinë gjatë muajit nëntor, ku nëpër qytete të ndryshme janë hapur dhe klube leximi./a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.