Vetingu, KPA cakton trupën gjykuese për ankimimin e prokurorit Arben Nela

53

TIRANË,8 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Kolegji i Posaçëm i Apelimit caktoi trupi gjykues që do të gjykojë çështjen e subjektit të rivlerësimit Arben Nela, kundër vendimit të KPK.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Nela, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Nela.

Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, hodhi sot shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz. Relatore:  Natasha Mulaj. Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuara nga detyra me 23 korrik 2018, prokurorin e Prokurorise se Tiranës, Arben Nela.

Komisionerit Publik kundër vendimit Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Gentian Medja

Po ashtu, Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.

Sot, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj. Relator:  Luan Daci. Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur me 9 gusht 2018, Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Gentian Medja. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.