U-21, Bushi shpall listën për dy ndeshje miqësore

64

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Trajneri i kombëtares shqiptare i moshave U-21, Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për shtyp në orën 11:00 ku ka zbardhur edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në vendin tonë, përballë Maltës.

Shqipëria U-21 do t’i zhvillojë ndeshjet si më poshtë:
Shqipëri – Maltë 16/11/2018, ora 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” Tiranë
Shqipëri – Maltë 19/11/2018, ora 19:00, në stadiumin “Loro Borici” Shkodër

Bushi tha se “lista nuk mund të them që është e re, por ka emra të rinj, sepse datëlindja 96-97 nuk merr pjesë për shkak të moshës. Kemi lënë disa lojtarë nga kampionati shqiptar, por dua të provoj lojtarë të rinj. Malta është kundërshtar modest, por edhe ne jemi modestë. Vetëm përfaqësuesja e Maltës na ktheu përgjigje pozitive për këto miqësore”. /o.l/.j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.