TURQI – Erdogan: Ataturku themeluesi i Republikës Turke

75

ANKARA, 9 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përkujtoi sot 80-vjetorin e vdekjes së Mustafa Kemal Ataturkut duke e konsideruar atë si themeluesin e Republikës së Turqisë.

Në një mesazh përkujtimor që shënon këtë ditë, Recep Tayyip Erdogan tha se “Mustafa Kemal, që arriti të realizojë bashkimin e kombit tonë rreth një ideali të përbashkët nëpërmjet rrugës së vështirë që ai ndërmori, me besimin te kombi ynë. Ai kurorëzoi luftën tonë për pavarësi me themelimin e republikës sonë”.

Ataturku u lind në vitin 1881 në Selanik, në atë që dikur ishte Perandoria Osmane.

Ai u dallua në ushtri në vitin 1915 kur drejtoi forcat për të shtyrë pushtimin nga aleatët të Çanakales, që në perëndim njihet si Dardanele.

Pas rënies së Perandorisë Osmane, pas Luftës së Parë Botërore, Ataturku drejtoi Luftën Turke për Pavarësi, duke mundur fuqitë europiane.

Kur u bë president, Ataturku transformoi ish-perandorinë në një shtet modern dhe laik. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.