Tiranë, 478 masa për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

76

Tiranë, 478 masa për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Tiranë, 478 masa për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorSi rezultat i kontrolleve u ndëshkuan 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve. Janë ndëshkuar dhe 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve. 42 drejtues automjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. 27 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit.http://ata.gov.al/2018/11/09/tirane-478-masa-per-shkelje-te-rregullave-te-qarkullimit-rrugor/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 9 Nëntor 2018

TIRANË, 9 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Policia Rrugore e Tiranës, referuar ankesave që përcjellin këmbësorët por jo vetëm, për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raport mjet-këmbësor dhe anasjelltas, organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit, me qëllim monitorimin, sensibilizimin por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit, ku mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset këmbësorëve, por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar ndëshkohen me masa administrative shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve u ndëshkuan 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve. Janë ndëshkuar dhe 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve. 42 drejtues automjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. 27 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Po ashtu janë këshilluar shumë në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.