Tekstet shkollore falas, në 2019 edhe klasat e pesta

60

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Listës së teksteve shkollore falas për 2019 do t’i shtohen edhe klasat e pesta.

Pr/buxheti i Ministrisë së Arsimit parashikon në vlerën e 650 milionë lekëve, tekstet shkollore, ku futet për herë të parë edhe vitin e ardhshëm edhe klasa e pestë. Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla gjatë prezantimit të pr/buxhetit për 2019, deklaroi se mbështetje do të kenë edhe të gjitha kategoritë e tjera, nga klasa e 6 deri në klasën e 12.

Ky vit i ri shkollor, që nisi më 17 shtator, pajisi me tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.