Spitali Rajonal i Shkodrës, tashmë edhe me punonjës të veçantë

57

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Spitali rajonal i Shkodrës do të ketë në përbërje të stafit të tij një punonjës të ri, i cili është me aftësi ndryshe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerata Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Saimirin, punonjësin më të ri të spitalit të Shkodrës, duke e cilësuar përfshirjen dhe punësimin e personave me aftësi ndryshe, jo vetëm si detyrim ligjor.

“Punë të mbarë, Saimir! Punonjësit më të ri të spitalit rajonal të Shkodrës. Integrimi nëpërmjet punësimit të personave me aftësi ndryshe është jo vetëm një detyrim ligjor, por është një angazhim real për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe rrëzuar çdo barrierë për ata që kanë më shumë nevojë. Suksese, Saimir!” – shkruan ministrja Manastirliu. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.