Skema e re e ndihmës ekonomike, takim ndërgjegjësues në Përrenjas

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Në kuadër të fushatës së komunikimit mbi Skemën e Ndihmës Ekonomike, e udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale Elbasan zhvilloi takimi në bashkinë e Përrenjasit.

Të pranishëm ishin edhe anëtarë të këshillit bashkiak, administratorët e njësive administrative të kësaj bashkie, administratorët socialë të ndihmës ekonomike si dhe qytetarë të interesuar.

Diskutimi u fokusua rreth problematikave të aplikimit të N.E., mbi zbatimin e legjislacionit dhe verifikimin e familjeve të Skemës së Ndihmës Ekonomike.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.