Shqipëria, progres në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi online

68

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/-Shqipëria ka shënuar progres në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi online.

Pas mbylljes së punimeve pranë Komitetit të Lanzarotes, komitet ky i shteteve të cilat kanë ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual, u diskutuan gjetjet e Pyetësorit “Mbrojtja e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual i Lehtësuar nga Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit”.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve,  ka bërë me dije se falë bashkëpunimit të Minstrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me institucione dhe me shoqërinë civile, Shqipëria ka bërë progres në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi online.

z.tosku/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.