SHBA – Zjarret ”shkrumbojnë” Kaliforninë veriore, disa të vdekur dhe të plagosur

76

UASHINGTON, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Vatra e re e zjarrit që po shkrumbon veriun e Kalifornisë ka shënuar disa të vdekur dhe të plagosur, njoftoi sot një zyrtar, pa saktësuar për momentin numrin e viktimave.

Mark Ghilarducci i zyrës së shërbimeve të emergjencave të guvernatorit të Kalifornisë njoftoi se jemi në dijeni për persona të plagosur dhe disa të vdekur dhe po përpiqemi të dimë më shumë.

”Shkalla e shkatërrimit që kemi konstatuar është me të vërtetë e pabesueshme”, shtoi ai gjatë një konference shtypi të transmetuar drejtpërdrejtë në Facebook./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.