Reformë në kopshte e çerdhe, kurrikula dhe trajnime për edukatorët në 2019

57

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Investimi në moshë të hershme mbetet një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit për vitin e ardhshëm.

Sipas pr/buxhetit të prezantuar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, investimi në moshë të hershme përbën një investim të qëndrueshëm në sektorin e Arsimit.

“1 dollar i investuar në moshë të hershme i kthehet shoqërisë më pas, në mënyrë të drejtpërdrejtë në 7 dollarë dhe në mënyrë të tërthortë edhe dyfishi”, – tha ministrja, ndërsa shpjegoi rëndësinë e këtij investimi për 2019.

Sipas saj, ka nisur edhe trajnimi i edukatorëve në kopshte krahas kurrikulave dhe programeve të miratuara gjatë këtij viti.

“Ne kemi jo vetëm kurrikula për standardet e edukatorëve i pasuar me një proces mirëfilli trajnimi për rreth 1 mijë edukatorë me programe të reja të miratuara në vitin 2018, për çdo grupmoshë do të mundëshet nga buxheti që i adresohet zhvillimit profesional”, – referoi Nikolla.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.