Rama i ridërgon Presidentit kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër të Brendshëm

83

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama firmosi sot ridërgimin e kërkesës drejtuar Presidentit të Republikës, për dekretimin e Sandër Lleshit, Ministër të Brendshëm.

Kreu i qeverisë informon se bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, tha Rama. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.