Punimi shkencor i zv/ministrit vlerësohet nga Universiteti i Kopenhagenit

66

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Punimi shkencor i Taulant Mukës, aktualisht zv/ministër i Arsimit, Sportit dher Rinisë është vlerësuar nga Universiteti i Kopenhagenit.

Lajmi është bërë i ditur nga Muka, i cili ka deklaruar se në pozicionin që mban aktualisht, do të bëjë përpjekjet maksimale për të rritur cilësinë e kërkimit shkencor në vend.

“Puna kërkimore e dr. Mukës fokusohet në faktorët e riskut metabolik dhe ai ka një listë mbresëlënëse publikimesh prej 56 artikujsh shkencorë. H-index i tij në SCOPUS është 13, i cili është bazuar vetëm në artikuj të publikuar prej vitit 2014, dhe është shumë mbresëlënës. Është një nder për mua që puna ime kërkimore vlerësohet nga një universitet kaq prestigjoz. Do bëj përpjekjet maksimale tashmë në pozicionin e ri si zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë të ndryshoj realitetin në universitetet shqiptare dhe të rris cilësinë e kërkimit shkencor në vend! Ka shumë punë për të bërë, por së bashku mund t’ia dalim”, – ka përfunduar Muka.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.