Punësimi rritet në disa sektorë, kryeson tregtia

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Sektori me peshën më të lartë të punësimit për vitin 2017 ishte tregtia me 24,6% të punësimit, njoftoi sot INSTAT.

Sipas INSTAT, punësimi shënoi rritje dhe në sektorin e shërbimeve të tjera, arsim, shëndetësi private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike, etj, me 21,4 %, të ndjekura nga sektori i industrisë përpunuese me 20,4 % të të punësuarve gjithsej.

Të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se punësimi në ndërmarrjet e prodhimit dhe shërbimeve shënoi një rritjen prej 4,9% gjatë vitit 2017, rritje kjo që dha një kontribut me rritje 2,8% në prodhuesit e të mirave në ekonomi. /e.xh//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.