PARIS – Rënie demografike në vendet e pasura

80

PARIS, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Lindshmëria në shkallë botërore është përgjysmuar që prej vitit 1950, por kjo fsheh pabarazi të mëdha sipas nivelit të jetës pasi, nëse niveli i lindjeve në vendet e pasura bie, ai rritet ndjeshëm në vendet në zhvillim, sipas një studimi të publikuar sot.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “The Lancet”, numri botëror i fëmijëve për grua në botë ka kaluar nga 4,7 në 1950 në 2,4 sot.

Në detaje, 98 kombe, që ndodhen kryesisht në Europë dhe në kontinentin amerikan, nuk ka një numër të mjaftueshëm lindjesh për ruajtjen e nivelit aktual të numrit të popullsisë.

”Në të kundërt, në Afrikë dhe në Azi, niveli i lindshmërisë është rritur”, sipas këtij studimi të Institutit të Metrologjisë dhe të Vlerësimit të Shëndetit (IHME, Universiteti i Uashingtonit), organizëm që financohet nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.