Ngjarja në Bularat, Bushati: Të urtësojmë situatën

52

TIRANË, 9 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati e konsideron ngjarjen në Bularat, si një ngjarje e ndodhur në rrethana përtej kontrollit njerëzor, ndërsa shton se duhet të sillemi si politikanë për të zbutur rrethanat.

Në reagimin e tij, kryediplomati Bushati sjell një thënie të ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Benjamin Disraeli, duke u shprehur se “na la një këshillë për të gjitha kohët: rrethanat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja jonë është në fuqinë tonë. Si politikanë ne gjykojmë vetëm nga veprimet tona për të përzënë dhe për të zbutur rrethanat”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.