Ndërmarrjet prodhuese realizuan 2.030 miliardë lekë shitje neto

65
Rriten shitjet me 7,9% më shumë se një vit më parë
TIRANË, 9 nëntor /ATSH/- Ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të mirave
dhe shërbimeve realizuan 2.030 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rritje me 7,9 % gjatë vitit 2017, krahasuar me një vit më parë, njoftoi sot INSTAT.
Bazuar në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, INSTAT bën të ditur se, kontributin më të madh në rritjen prej 7,9 % të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me 5,3%, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me 2,6%.
Gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë zë peshën më të lartë të shitjeve neto me 46,8%, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 12,0%. Sektorët me peshën më të vogël janë
sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,5%) dhe sektori i industrisë nxjerrëse (3,4%). e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.