Mjeku që la SHBA-në për të punuar në QSUT

70

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ – Janë të shumtë mjekët dhe mjeket që po rikthehen për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor shqiptar, pas përfundimit të studimeve jashtë vendit.

I tillë është edhe rasti i doktor Fatmir Bilaj, i cili është specializuar për imazheri në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është rikthyer të punojë si mjek imazherist në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ministria e Shëndetësisë përmes një strategjie të veçantë për rikthimin e mjekëve në vendin e tyre pas specializimeve jashtë Shqipërisë, ka stimuluar me një sërë bonuse për bluzat e bardha, në mënyrë që këta të fundit të motivohen përmes një pagese të denjë, si dhe të ndajnë eksperiencën e marrë në spitalet më të mira botërore. Mbështetja ndaj mjekëve parashikohet edhe në pr/buxhetin e 2019 për shëndetësisë.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.