“Milani” dhe “Interi”, së shpejti me stadium modern

69

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – “Milani” dhe “Interi” bashkojnë forcat për të pasur një impiant të ri dhe modern.

Përfaqësuesit e dy klubeve u takuan me kryetarin e bashkisë së Milanos, dhe brenda vitit 2018 do të merret një vendim.

Opsionet janë dy. Të ndërtohet një stadium i ri ku të luajnë të dyja skuadrat, apo të rikonstruktohet stadiumi aktual.

Aktualisht të dyja ekipet e Milanos përdorin të njëjtin impiant, “San Siron”. Ditën e sotme klubet kanë zyrtarizuar një projekt të përbashkët për një stadium të ri.

Faza vëzhguese do të përfundojë në fundin e këtij viti dhe më pas do të merret një vendim.

/o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.