Mbi 5 mijë aplikime çdo muaj në e-Albania, për shërbimet konsullore

82

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/- Mbi 5 mijë aplikime online kryen çdo muaj në portalin “e-Albania”  për shërbimet konsullore.

Pas aplikimit online për certifikatë lindje dhe familjare, qytetarët shqiptarë që jetojnë në 13 shtete të huaja, si Austri, Bullgari, Çeki, Hungari, Itali, Kosovë, Kroaci, Japoni, Mal i Zi, Rumani, Sllovaki, Zvicër dhe Turqi tashmë përfitojnë edhe dy shërbime të reja online.

“e-Albania” ka zgjeruar gamën e shërbimeve, pasi ata tashmë mund të aplikojnë nga çdo shtet i botës për vërtetim dëshmie penaliteti dhe verifikim të patentës, për denoncim ose konvertim të saj. Pas aplikimit në portal, dokumenti mbërrin me postë në shtëpitë e tyre, njofton “e-Albania”. /e.xh/ /a.g

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.