Mbi 1100 aplikime dhe asnjë ankesë në sportelet e informacionit të DPT

105

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/- Mbi 1100 aplikime dhe asnjë ankesë, është bilanci i shënuar në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) në Qendrat e Integruara, gjatë muajit tetor 2018.

Sipas DPT, gjatë këtij muaji në sportelet e informacionit janë paraqitur 931 qytetarë për të kërkuar informacion në lidhje me shërbimet që ofrohen në secilën zyrë rajonale apo vendore.

Ndërkohë që në sportelin e ankesave nuk është depozituar asnjë e tillë për institucionin e DPT-së, për muajin tetor 2018.

Qytetarët, biznesi dhe tatimpaguesit mund t’i drejtohen sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në qendrat që ofrojnë shërbime publike të integruara me një ndalesë one-stop-shop në Kavajë, Krujë, Fier dhe Gjirokastër. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.