LONDËR – Jep dorëheqjen Jo Johnson pas mosmarrëveshjeve për Brexit

70

LONDËR, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Sekretari i shtetit britanik për Transportet, Jo Johnson dha sot dorëheqjen pas kritikave të lëshuara në drejtim të marrëveshjes së Brexit që po përpiqet të finalizojë qeveria e Theresa May, se sipas tij do të ishte ”një gabim i tmerrshëm”, përpara se të bënte thirrje për një referendum të ri.

”Për mua ishte gjithnjë e më e qartë se marrëveshja e largimit, drejt fazës së përfundimit, do të ishte një gabim i tmerrshëm’’, shkruan në një komunikatë Jo Johnson, vëllai i vogël i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Boris Johnson, një nga drejtuesit e fushatës pro-Brexit, i cili dha dorëheqjen në korrik.

Ai shprehu keqardhje për zgjedhjen që iu la popullit britanik, midis një marrëveshje që do të dobësonte ekonomikisht vendin, dhe një daljeje pa marrëveshje, që do të shkaktonte dëme të pallogaritshme në Britaninë e Madhe./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.