LONDËR – DUP-ja kërcënon sërish se do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit

67

LONDËR, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Letra që dërgoi këtë javë kryeministrja britanike, Theresa May aleatit të saj të Irlandës së Veriut DUP-së shkaktoi indinjatën e partisë së vogël unioniste, e cila e akuzon se po kërkon të sakrifikojë unitetin britanik për të arritur një marrëveshje për Brexit.

Në letrën drejtuar krerëve të DUP-së dhe e publikuar nga e përditshmja ”The Times”, May sqaron se Bashkimi Europian këmbëngul që Irlanda e Veriut të qëndrojë e përafruar me statutet me Irlandën fqinjë, anëtare e BE-së, për të shmangur rikthimin e një kufiri midis dy pjesëve të ishullit. Kjo zgjidhje, e quajtur ”rrjeti i sigurisë” apo “backstop” në anglisht, do të ndërhyjë për aq kohë sa nuk do të gjendet një marrëveshje për marrëdhënien e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

May shtoi se nuk do të pranonte kurrë një zgjidhje që do të përçante Britaninë e Madhe./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.