Lehtësohet procedurat, deklarimet online edhe në Dogana

143

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/- Shërbimi doganor shqiptar ka nisur të pranojë deklarimet online të bizneseve, por ndërkohë kërkon që dokumentet dhe informacionet që lidhen me veprimtarinë doganore të deklaruese të ruhen për llogari të kontrolleve fizike.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në një udhëzim të publikuar në faqen e saj zyrtare përcakton që deklarimi në doganë të bëhet online pa letra, duke aplikuar nënshkrimin elektronik, si dhe zbatimin e saktë të procedurave mbi ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve dhe informacioneve të tjera nga ana e deklaruesve.

/e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.