Korçë, 8 milionë lekë për rrugët në fshatin Goskovë

42

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Bashkia e Korçës po vijon punën për asfaltimin e rrugëve në zonat rurale.

Vetëm në fshatin Goskovë, bashkia e Korçës investoi 8 milionë lekë, për të krijuar një mjedis sa më funksional, estetik dhe bashkëkohor brenda këtij territori.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo inspektoi punimet që janë kryer në Goskovë, si dhe zhvilloi takime me banorët.

Ai informoi se “projekti i radhës i bashkisë do të jetë ndërtimi i ujësjellësit të këtij fshati”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.