Klosi: Evidentuam 198 venddepozitime mbetjesh

67
????????????????????????????????????

TIRANË, 9 nëntor /ATSH – A.ALLA/ – “Rreth 198 pika të grumbullimit të mbetjeve janë evidentuar në përgjithësi në shtretërit e lumenjve dhe zonat afër bregdetit”, – deklaroi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë e papastër në qoftë se nuk arrijmë që të mbyllim 198 pika që ne i kemi evidentuar së bashku me prefektët dhe projektin e qeverisë zvicerane, ku ka venddepozitime ilegale të cilat janë në përgjithësi në shtretërit e lumenjve dhe zona afër bregdetit. Pra, nëqoftëse nuk do të kemi eliminimin e tyre sa herë që bie shi, mbetjet urbane do të dalin në det”, – deklaroi Klosi.

“Me reformën administrative, trajtimi i mbetjeve i ka kaluar bashkive për të gjithë territorin, si për pjesën urbane, ashtu dhe për atë rurale. Por, edhe pse po mbyllet mandati i parë, me ndarjen e re territoriale shumica e bashkive kanë dështuar në trajtimin e mbetjeve, ndërkohë që situata e plehrave është alarmante nga veriu në jug”, – tha ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.